May 6, 2024
Maqedoni

Grubi ka dhënë dorëheqje, Ali Ahmeti ende nuk e ka aktivizuar

Zëvendëskryeministri i parë Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi gjatë një takimi me banorët e Çairit ka theksuar se ia ka dorëzuar Ali Ahmetit dorëheqjen që nga dita e parë pasi është emëruar zv/kryeministër.

“Edhe unë edhe Bujari po të na thotë Ali Ahmeti prej sot shkoni te shpija, nuk ia bëjë llafin dy. Unë ia kam dërëzu prej ditës së parë dorheqjen time kur jam bë funksioner, fjala e tij është fjala e fundit për mu” u shpreh Grubi para banorëve të Çairit.

Sipas Grubit, Ali Ahmeti ka bërë çmos për Çairin prej te Skënderbeu, Sheshi dhe e së fundmi Universitetin Nënë Tereza dhe nuk duhet me ia kthy tash kështu siç ia bëjnë.

“Ahmeti për Çairin ka bërë çmos dhe gjithë kapitalin e tij politik ia dha Çairit, Skenderbeun mund ta dërgonte në Tetovë, universitetin Nëna Terezë mund ta çonte në Kërçovë e sheshin mund ta bënte diku në Gostivar ku do ishte shumë më lehtë, por politika tij ishte ta fuqizon shqiptarin e Shkupit dhe ta kthen politikbërjen në Shkup dhe kjo po ju pengon” tha Grubi mes tjerash.

Ndryshe këto janë takime me qytetarët për të bashkëbiseduar për të arriturat e kësaj qeverie dhe për të treguar se në të ardhmen presin shumë projkete kapitale në viset shqiptare.

Nga ana tjetër, anëtarët e lartë të BDI-së të udhëhequr nga nënkryetari Izet Mexhiti nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” kanë zhvilluar takim me qytetarët e Vizbegut të Shkupit.
“Sonte me agjendën tonë për të takuar dhe dëgjuar zërin e qytetarit e vazhduam Vizbeg, aty ku na pritën shumë bashkëmendimtarë dhe pëkrahës të fuqishëm.
Këto takime janë shumë të rëndësishme për ne sepse janë burim frymëzimi dhe energji për sfidat e radhës! Faleminderit Vizbeg!”, ka theksuar Mexhiti përmes një postimi në facebook.