July 27, 2024
Maqedoni

Dokument/ Prof. dr. Afrim Osmani fiton shpërblimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Profesori universitar, Prof. dr. Afrim Osmani, këtë vit ka fituar shpërblimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” në fushën e edukimit dhe arsimit.

Në fushën e kulturës dhe artit shpërblimi këtë vit i ndahet akademikes Vllada Urosheviq, shkrimtare dhe Ismet Ramiqeviq, artist i artit figurativ.

Në fushën e shëndetësisë, shpërblimi i ndahet prof.dr. Sashko Jovev, kardiokururg, njoftoi sot Sektori për Ndjekje, Zhvillim dhe Mbështetje Logjistike pranë Ministrisë së Kulturës.