May 8, 2024
Maqedoni

Gjuajtja me armë në bankë, arrestohen dy persona – mësohet identiteti!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në lidhje me vjedhjen në bankë që ndodhi sot, janë arrestuar dy persona, transmeton TV21.

“Sot, më datë 08.03.2022 në Shkup janë arrestuar N.Sh.(24) dhe S.B.(32) për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë marrë pjesë në vjedhjen që ndodhi sot që u denoncuar në ora 12:35 në filialin e Bankës në rajonin e Qendrës, ku tre persona, duke kërcënuar me armë, kanë marrë para nga të punësuarit. Ndërmerren masa shtesë dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, qëndron në njoftim.