May 16, 2024
Maqedoni

Historiani bullgar: Serbia nuk po e lejon Maqedoninë të anëtarësohet në BE! (Video)

“Supozimi im është i justifikuar se Maqedonia e Veriut nuk dëshiron të anëtarësohet në BE nën pretekstin se Bullgaria nuk i lejon ata. Beogradi kurrë nuk do t’i lejojë ata në BE para tyre, por ndoshta edhe Serbia gjithashtu nuk dëshiron t’i bashkohet BE-së”. Kështu tha për “bTV” anëtari i Komisionit bullgaro-maqedonas për Çështje Historike, Kiril Topalov,

KIRIL TOPALOV, ANËTAR I KOMISIONIT BULLGARO-MAQEDONAS

“Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, e nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut katër vjet më parë, duhet të ketë ende peshë, sepse është një marrëveshje formale midis dy vendeve dhe nëse ata i marrin seriozisht marrëdhëniet ndërkombëtare, të ardhmen e tyre, njerëzit e tyre, ata duhet të respekto”.

Ai thekson se marrëveshja nuk zbatohet nga Maqedonia e Veriut dhe se Rezoluta që u votua në Kuvend para disa javëve e bën të pamundur zbatimin e marrëveshjes.

KIRIL TOPALOV, ANËTAR I KOMISIONIT BULLGARO-MAQEDONAS

“Deputetët në RMV-së votuan për një deklaratë që pothuajse e bën të pakuptimtë Marrëveshjen midis dy vendeve tona dhe hedh në erë marrëdhëniet tona në të ardhmen, sepse ajo regjistron një hap prapa jo vetëm në marrëdhëniet me Bullgarinë, por edhe me Greqinë”.

Ai njoftoi se takimi i ardhshëm i komisionit të përbashkët historik duhet të mbahet pas gjysmës së dytë të tetorit. /SHENJA/