May 2, 2024
Maqedoni

Shoferi nga Saraji përplasi me kamion një 78 vjeçar, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes

Me datë 28.02.2024 në ora 12:25 në Policinë e Negotinës është raportuar se në parkingun te rruga “JNA” në Negotinë, një kamion Mercedes me targa të Shkupit i drejtuar nga L.Z.(27) nga fshati Gllumovë, komuna e Sarajit, ka përplasur këmbësorin S.T. (78) nga Negotina.

Nga plagët e marra, S.T. ka ndërruar jetë menjëherë.

Një mjek nga Emergjenca e Negotinës ka konstatuar vdekjen, ndërsa prokurori publik dhe ekipi inspektues nga policia në Negotinë kanë kryer këqyrje në vend ngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./Lideri