May 19, 2024
Maqedoni

Një nga kandidatët presidencialë duhet të fitojë së paku 362,864 vota

Nëse në raundin e dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e duhur të votave, e gjithë procedura e zgjedhjes do të përsëritet.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 1.814.317 qytetarë janë me të drejtë vote dhe do të mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatët për kryetar të shtetit, të cilët fituan më së shumë vota në raundin e parë të 24 prill.

Presidenti i Maqedonisë zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për një periudhë pesëvjeçare, ndërsa mund të ketë maksimalisht dy mandate.

President i Maqedonisë nuk mund të zgjidhet personi që nuk ka qenë banor i Maqedonisë së paku dhjetë vjet në 15 vitet e fundit, deri në ditën e zgjedhjeve.

Pesë presidentë janë ulur deri më tani në karrigen presidenciale. Presidenti i parë Kiro Gligorov dhe Gjorge Ivanov e mbajtën postin e presidentit për dy mandate dhe Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski nga një mandat, si dhe Stevo Pendarovski, i cili sërish kandidohet për kryetar të shtetit.

Mandati i parë i presidentit Kiro Gligorov u dha në bazë të zgjedhjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa pasardhësit e tij u zgjedhon në votime të përgjithshme presidenciale.