May 18, 2024
Rajon - Botë

Gjithçka në 60 sekonda: ky është realiteti i palestinezëve në Rripin e Gazës

Në rrjetet sociale po qarkullon një ilustrim i bërë nga TRT Arabic lidhur me jetën e palestinezëve në Rripin e Gazës.

Siç shihet në këtë video ilustrim, i cili shpejt u bë viral, Rripi i Gazës ndahet absolutisht nga territori rrethues i shtetit të Izraelit me një mur.

Më pas shihen një numër i madh avionësh duke hedhur eksploziv, ndërsa në sfond dëgjohen zërat e acaruar të qytetarëve të Rripit të Gazës.

Për fund, u rezervua një e shtënë shkatërruese – i gjithë territori i Rripit të Gazës nën zjarrin e bombardimeve të vazhdueshme.