May 25, 2024
Maqedoni

Tetovari arrestohet në Gostivar me veturë të vjedhur “Jugo”

Me datë 28.10.2023 në ora 17:15 në Gostivar, zyrtarë policorë të stacionit policor të Gostivarit kanë arrestuar J.D.(54) nga Tetova. Ai dyshohet se të njëjtën ditë në Tetovë ka vjedhur veturën “jugo” me shenja regjistrimi tetovare në pronësi të E.R.(27) nga Tetova. Automjeti u gjet dhe iu kthye pronarit dhe J.D. është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës./Lideri