May 4, 2024
Rajon - Botë

Grafite në Beograd, kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan Christopher Hill

Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Grafiti “Vdekje për Chripher Hillin” është shkruar në objektin që ndodhet në cep të Bulavardit despoti Stefan dhe Rrugës “Cetinjska”.

LEXO EDHE:
Lista Serbe: Jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet e reja në veri
Siç shkruajnë mediat serbe, nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh, por ky është i dyti në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, S.B. nga Beogradi është ndaluar dy ditë më parë për kërcënime ndaj ambasadorit Hill. I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”.

Atij i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.