April 29, 2024
Maqedoni

Gjeni dallimin e urës në Strimnicë të realizuar nga Blerim Sejdiu

Pas vendosjes së urës në Strimnicë të komunës së Zhelinës ku kryetar është Blerim Sejdiu, kanë nisur edhe talljet në rrjetet sociale për të bërë dallimin mes urës së premtuar dhe urës së realizuar.
Në rrjetet sociale thonë se ai që gjenë dallimin mes dy urave ka edhe shpërblim.

Ndryshe vlen të theksohet se ura nuk është ndërtuar vetëm me financa të komunës së Zhelinës, por edhe me kontribut disa biznesmenëve të fshatit Strimnicë.

Nga komuna e Zhelinës nuk tregojnë arsyen e ndryshimit të urës dhe pse nuk është bërë ashtu siç është prezentuar muajë më parë.

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkësisë lokale në Strimnicë Qenan Iseni falenderon të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt për të mirën e fëmijëve të këtij fshati. Sipas tij pas përfundimit të urës, do të ketë edhe ndërtime tjera që ky fshat të jetë një ndër fshatrat shembull në Komunën e Zhelinës dhe më gjerë.