April 29, 2024
Maqedoni

Lloga: Strategjia për zhvillimin e sistemit të drejtësisë (2024-2028) është udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme për rikthimin e besimit të qytetarëve te gjyqësori

Strategjia për zhvillimin e sistemit të drejtësisë (2024-2028) është udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme për rikthimin e besimit të qytetarëve te gjyqësori

Bashkë me kryetarin e grupit punues, Akademik Vllado Kambovski, prezantuam Strategjinë zhvillimore për gjyqësorin, e cila u miratua në seancën e fundit qeveritare, e me të cilën parashikohen reforma thelbësore.

– Ky është dokument strategjik i cili miratohet me qëllim të përcaktimit, planifikimit dhe zbatimit të politikave për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të gjyqësorit. Krahas çështjeve që lidhen me gjyqësorin, Strategjia parashikon edhe një sërë masash në fusha të tjera të rëndësishme për ushtrimin e funksioneve të sistemit të gjyqësorit dhe realizimin efikas të të drejtave të personave fizik dhe juridikë pranë organeve gjyqësore. Qëllimi kryesor është respektimi i parimit të sundimit të ligjit dhe kthimi i besimit të qytetarëve.

Kryetari i grupit punues, Akademik Vllado Kambovski theksoi se jemi në një kohë kur para nesh është fillimi i negociatave me BE-në, e pa progres në atë klaster nuk mund të zhvillohen negociata. Si faktor kryesor të rrezikut për zbatimin e Strategjisë, ai e potencoi politikën.
E ardhmja e vendit tonë varet nga zhvillimi i gjyqësorit.

Strategjia tërësisht është e harmonizuar me rekomandimet e Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor.

Në të janë parashikuar aktivitete për forcimin e zgjedhjes, procedurës disiplinore dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Po rritet transparenca e dy këshillave me mbajtjen e seancave publike që do të kenë transmetim të drejtpërdrejtë.

Parashikohen reforma edhe në zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Ndryshimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor në kuptim të procedurës për zgjedhjen e anëtarëve nga radhët e gjyqtarëve me parashikimin e cenzusit.

Ndryshimi i Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Ndryshimi i Ligjit për gjykatat dhe Ligjit për prokurorinë publike

Precizimi i procedurës për zgjedhjen e prokurorit publik të PTHPNKKO-së.
Për forcimin e kapaciteteve janë theksuar një sërë aktivitetesh për Gjykatën Supreme, prokuroritë publike dhe gjykatat. Sistemi AKMIS dhe sistemi i menaxhimit të lëndëve në prokuroritë publike, plotësisht funksionale.
Reforma në Gjykatën Kushtetuese, avokatinë, noterinë, ndërmjetësimin dhe përmbarimin.
Avancimi i kornizës institucionale për ushtrimin e veprimtarisë së avokatisë, rritja e efikasitetit, digjitalizimi dhe përgjegjësia e përmbaruesve.

Strategjia i është dhënë për mendim Komisionit Evropian, i cili i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë më 27.11.2023.
Sa i përket agjendës legjislative, parashikohet miratimi i kornizës ligjore për materien penale dhe civile. – Kodi i ri Penal, Ligji i procedurës penale, Kodi Civil.