VIDEO/ Taravari në ClickPlus dërgon akuza të rënda për Arafat Muharremin dhe reisin, Shaqir Fetahun!

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në ClickPlus ka vlerësuar se ky cikël zgjedhor në komunën ku ka garuar ai, ka qenë ndër ciklet më të vështira.

Ka dërguar akuza për kërcënime ndaj gostivarasve nga drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharremi dhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu.

“Ka qenë periudha më e rëndë për Gostivarin në 4-5 vitet e fundit. Imagjinoni, njerëzit nuk mundnin të paraqiteshin në telefon, nisën të shkruajnë letra dhe korrespondimi të ndodh nëpërmjet letrave. Mos flas për shërbimet, për Policinë Financiare respektivisht drejtorin Arafat Muharremi i cili dy ditë i ka kërcënuar biznesmenët dhe ato të cilët kanë dyqane të vogla apo biznese të mesme se, “do ta shihni prej 1 nëntorit se çfarë do të ndodh nëse se votoni zotëri Bejtën”. Mos të flas për reisin, Shaqir Fetahun”, tha Taravari.

Presione ka deklaruar se ka pasur edhe nga policia, duke përmendur Amir Dalipin, kryeshefin në stacionin policor në Tetovë, Basri Veselin, kryeshefin e stacionit policor në Gostivar, Gazi Abdurahimi.