May 5, 2024
Kosovë

Shërbimi sekret i Kosovës është futur me agjentë në zemër të Serbisë

Shërbimet serbe të sigurisë kanë ndaluar një banor të Jagodinës një shtetas serb të dyshuar për vepra spiunazhi.

Ai u arrestua pasi u kthye nga jashtë Serbisë si pjesë e një hetimi dhe ndjekjeje të mëtejshme të një grupi personash që formuan një rrjet informativ në territorin serb nga D.R. dhe me urdhër të Shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë (SHISh) dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Atij iu caktua paraburgimi deri në 30 ditë.

“Dyshohet se P.M., me urdhër të D.R., ishte angazhuar në mbledhjen dhe dhënien e informatave mbi lëvizjen e përfaqësuesve të shtetit”, raportojnë mediumet serbe.