April 28, 2024
Maqedoni

Gjendet i vdekur një emigrant në Maqedoni

Në fshatin Dren të Demir Kapisë, dje rreth orës 8:00 është gjetur i vdekur 24 vjeçari nga Afganistani.

“Më 15.10.2021 rreth orës 8:00 në fshatin Dren të Demir Kapisë, është gjetur i vdekur Sh.U nga Aftanistani”, njoftojnë nga policia.

Ata shtojnë se ekipi i ndihmës mjekësore ka konstatuar vdekjen me lëndime të dukshme në trup.

Po ashtu është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është çuar për autopsi.