May 4, 2024
Maqedoni

Tragjedi e rëndë në Maqedoni, humb jetën 25 vjeçari

Një njëzet e pesë vjeçar, banor i fshatit Karbinci, ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Shtip-Plaçkovicë.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, thotë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në mes të fshatrave Tarinci dhe Nov Karaorman të Shtipit, transmeton Lideri.mk.

Aksidenti ka ndodhur kur janë përplasur një veturë “Audi A5” me targa të Shtipit e drejtuar nga 25-vjeçari K.T. nga fshati Karbinci dhe vetura “Hyundai Accent” me targa të Shtipit i drejtuar nga 43-vjeçari D.M. nga fshati Star Karaorman.

Në aksident K.T ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore, ndërsa D.M. ka pësuar lëndime fizike të konstatuara në Spitalin klinik – Shtip.