April 28, 2024
Maqedoni

Gazetarja bullgare i dhuron mollë kryeministrit Kovaçevskit

Pas përfundimit të konferencës së përbashkët në Qeveri mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar Kiril Petkov, një gazetare bullgare i dhuroi kryeministrit Kovaçevski një mollë, përcjell TV21. Gazetarja tha se dhurata ishte në shenjë besimi që Qeveritë do të punojnë për ruajtjen e bashkimit mes dy vendeve.