May 18, 2024
Rajon - Botë

Gazetari turk goditi me shuplakë teknikun e kontrollit të zërit – kjo ndodhi gjatë transmetimit, pamjet u bënë virale në rrjetet sociale

Disa pamje që vijnë nga Turqia kanë nxitur reagime nga punonjës të mediave atje, dhe jo vetëm.

Siç edhe shihet në pamje, ka qenë gazetari Sarıkaya ai që ka goditur me shuplakë teknikun e ri të zërit.

Ky i fundit thuhet të ketë ndërhyrë në një moment për shkak të një mosfunksionimi në mikrofonin e tij.

Sindikata e Gazetarëve të Turqisë ka bërë një deklaratë pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe tha: “Ne dënojmë veprimin e shëmtuar të gazetarit Muharrem Sarıkaya. Presim që Sarıkaya t’i kërkojë falje kolegut tonë”.