May 27, 2024
Rajon - Botë

Publikohet video e presidentit Erdoğan duke luajtur basketboll në mënyrë rekreative

Videoja e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan duke luajtur basketboll në mënyrë rekreative ka tërhequr vëmendje të madhe në Türkiye dhe më gjerë, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan njihet për publikun si një fans i pasionuar i futbollit, pasi në rini ishte futbollist, por shpesh luan basketboll në mënyrë rekreative me kolegë dhe miq në sallën e kompleksit të Pallatit Presidencial në Ankara.

Videoja e një rekreacioni të tillë u publikua në rrjetet sociale nga deputeti i parlamentit nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Mustafa Varank.

“Është e vërtetë se ndonjëherë ndaloj lojën dhe bëj video”, ka shkruar Varank në videon e postuar.