May 3, 2024
Rajon - Botë

Netanjahu: Armëpushimi në faza, joreal

Kryeministri izraelit Netanjahu nuk e pranon propozimin e Hamasit për lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë. Vizioni i grupit militant për një armëpushim në disa faza, sipas kabinetit izraelit, përbëhet nga kërkesa joreale.

Ndërkohë, kritikat nga Uashingtoni për veprimet e Tel Avivit në Rripin e Gazës po bëhen më të forta. Shtëpia e Bardhë thotë se nuk duan operacione në Rafah dhe zhvendosjen e 1.4 milionë palestinezëve. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Çak Shumer, bëri thirrje sërish për mbajtjen e zgjedhjeve në Izrael dhe tha se kryeministri Netanjahu është një pengesë për paqen në rajon.