April 26, 2024
Maqedoni

Gazetari Arben Ahmeti: Maqedonia sot është burim stabiliteti falë lidershipit të Ali Ahmetit

Gazetari dhe njëri nga drejtorët e televizonit Kanal 10, Arben Ahmeti duke komentuar ngjarjen e sotme të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër, ka tërhequr nja paralele krahasuese ndërmjet politikës kosovare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari Ahmeti ka vlerësuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin si faktor stabiliteti në Maqedoninë e Veriut, falë lidershipit të praktikuar ndër vite.

Statusi i plotë:

Maqedonia ka hyre ne lufte dhe krize shume me vone se Kosova.
Vendi yne shenon 25 vjet negociata me Serbine pa arritur ne nje marreveshje perfundimtare.
Sot Maqedonia eshte burim stabiliteti dhe nikoqire e nje takimi te radhes te dialogut mes Kosoves dhe Serbise. Ky sukses i Maqedonise eshe me se shumti rezultat i lidershipit te Ali Ahmetit.
Sa na perket neve, mundemi me vazhdu edhe nje qerek shekulli dialog.
Kujt po i konvenon kjo zgjatje speciale qe tashme eshte bere banale?!