May 15, 2024
Maqedoni

Lëndohet një i mitur në Gostivar me një mjet metalik

Dje (11-mars) në ora 08:50 nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit “Ferid Murad” në SPB-Tetovë kanë raportuar se një i mitur nga Gostivari është sjellë për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit, i mituri dhe babai i tij kanë qenë paraprakisht në një objekt në ndërtim në rrugën “Iljo Antevski-Smok” në Gostivar dhe është lënduar në një send metalik. Në vendin ku kishte ndodhur lëndimi ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer inspektimin në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.