Maqedoni

Do të ulet çmimi i miellit dhe bukës, vazhdohet marrëveshja për eksportin e grurit nga Ukraina

Është vazhduar kontrata për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, e cila duhej të skadonte sot, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Marrëveshja për korridorin e grurit është dashur të skadojë sot. Si rezultat i negociatave tona me të dyja palët (Rusi dhe Ukrainë), ne kemi siguruar zgjatjen e kësaj marrëveshjeje”, tha Erdogan në një fjalim në qytetin perëndimor të Çanakalasë. Ai falënderoi OKB-në për përpjekjet për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje, raportoi televizioni TRT.

Kjo marrëveshje pritet të ulë çmimin e grurit në bursat ndërkombëtare, rrjedhimisht edhe të miellit dhe bukës.

Vetëm në Maqedoninë e Veriut ka gjasa që bukëpjekësit të vazhdojnë të arsyetohen se nuk mund ta ulin cmimin e bukës, shkaku se ende kanë rezerva gruri e mielli që i kanë blerë me çmim të lartë.