May 15, 2024
Diaspora

Shqiptari nga Ulqini valon flamurin e Ymer Prizrenit në Boston të Amerikës

Ilir Capuni, fjalim me rastin e valëvitjes së flamurit shqiptar në Boston

👉🇦🇱 Ky është flamuri të cilin ia dhuroi Ymer Prizreni katragjyshit tim në Mahallën e Re të Ulqinit.
👉 🇦🇱 Ky është flamuri që simbolizon gjenet dhe veprimtarinë për të cilat ma mbytën stërgjyshin Cafo Hundon në 1916.
👉 🇦🇱 Ky është flamuri që ndenji drejtë në zemrën e babës tim Cafit deri në fund të jetës.
👉 🇦🇱 Ky është flamuri që simbolizon këngën e gjuhën për të cilën daja Fuadi vuajti plot 5 vjet në burgjet jugosllave.
👉 🇦🇱 Ky është flamuri të cilin pata nderin ta ngrisim në Ankara në Olimpiadën Informatike.
👉 🇦🇱 Ky është flamuri të cilin pata nderin ta ngrisim në Boston në 2019 me lejen dhe kumtesën tradicionale të kryetarit të Bostonit.
👉 🇦🇱 Këtij flamuri i këndojnë vajzat e mia Sefina e Beina në Boston, Tiranë, Vlorë e Ulqin

📌Përulje stërgjyshëve, gjyshëve, baballarëve, vëllezërve dhe shokëve tanë për këtë rrugëtim të gjatë.

📌Ky flamur krenohet me sukseset e të rinjve tanë, sportistëve tanë dhe punën e drejtë të çdo shqiptari.

👉👉Rroftë Dita e Flamurit🇦🇱 dhe e Pavarësisë së Shqipërisë 🇦🇱!