May 14, 2024
Maqedoni

Gashi takohet me Danella Arsovskën: Ajo

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është takuar sot me kandidaten e pavarur për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska. Pas takimit Gashi deklaroi se Arsovska ka ide dhe vizion për ta bë Shkupin një qytet më të mirë.
“Sot kisha takim me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, znj. Danela Arsovska. Patëm një diskutim të frytshëm për të ardhmen e Shkupit. Ajo vërtet ka ide dhe vizion për ta bërë Kryeqytetin më të mirë për të gjithë ne.
17 tetori do të jetë data e kthesës historike për vendin tonë.
Ndryshimi po vjen!”, kanshkruar Gashi pas takimit.