May 17, 2024
Maqedoni

Sadullah Duraku për Haraçinën: Akt qyqar dhe për keqardhje

Sadullah Duraku nga BDI ka komentuar atentatin në Haraçinë, ku u gjuajt me armë ndaj kryetarit aktual të Haraçinës, ku si pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Duraku në ClickPlus tha se ngjarja e sotme është për keqardhje dhe akt qyqar.

“Është për keqardhje ajo çfarë ka ndodhur në Haraçinë. Ndodhitë e tilla, pa dallim se ku ndodhin, janë akte qyqare. Unë uroj ata që kanë pësuar të shërohen sa më shpejtë dhe ua lemë organeve që merren me këtë çështje, ta zbardhin sa më shpejtë”, tha Duraku.