Flasin Aliu dhe Mexhiti: Nuk do të dorëzojmë dorëheqjet

Maqedoni

Dy ministrat nga Aleanca për Shqiptarët, ai i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administrative, Azir Aliu, në konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë bërë të ditur se sipas statutit të partisë së tyre, nuk mundet të sillet vendim për emërimin ose shkarkimin e ministrave, shkruan Alsat.

“Ne nuk do të dorëzojmë dorëheqje, e para për shkak se kemi punuar me transparencë dhe e dyta partia jonë nuk mund të kërkojë shkarkimin tonë sepse nuk ka bazë mbi çka mund të kërkojë këtë, sepse rezultatet flasin vet”, tha Aliu.

Ai po ashtu, bëri me dije se ligjet që i kanë propozuar sot këta dy ministra, me vendim të Artan Grubit, nuk kanë kaluar, e krejt kjo sipas tyre për hakmarrje politike që ishte në sinkronizim me një pjesë të ASH-së./Alsat.mk

Related posts

Nga 1 dhjetori kthehet tarifa e lirë ditore për rrymën

Lideri2 MK

Kasami: Është bërë zullum i madh në Komunën e Tetovës! Do ta largojmë brenda katër viteve

Lideri2 MK

Ish-sekretari i NATO-s, Xhorxh Robertson erdhi nga Anglia në Sllupçan, Ali Ahmeti nuk erdhi

Lideri2 MK