May 9, 2024
Maqedoni

Gashi takohet me Bexhetin e Fondit Pensional, këshilltarët e përmendur në opinion do të lirohen nga detyra

Gashi takohet me Bexhetin e Fondit Pensional, këshilltarët e përmendur në opinion do të lirohen nga detyra

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është takuar sot me drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Dritan Bexheti. Në takim Gashi ka kërkuar nga Bexheti që për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, të lirohen nga detyra keshilltarët e tij që u apostrofuan në opinion edhe pse bëhet fjalë për kuadro që kanë dhënë kontribut për suksesin e këtij institucioni.

Drejtori Bexheti ka pranuar këtë sugjerim nga Gashi.

“Sot e kisha në zyrën time drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, mikun tim Dritan Bexheti.
Përveç diskutimit rreth mbarëvajtjes së punëve në Fond, biseduam edhe për temën e këshilltarëve të tij, që së fundi është shndërruar në temë me të cilën është marrë edhe opinioni i gjerë.
Ndonëse u pajtuam bashkërisht se bëhet fjalë për këshilltarë që kanë dhënë kontribut në suksesin e punës së tij, për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, si dhe mundësisë së interpretimit të përzgjedhjes së tyre me nota nepotizmi, kërkova nga Drejtori që këshilltarët e apostrofuar t’i lirojë nga detyra.
Drejtori Bexheti e pranoi me mirëkuptim këtë kërkesë dhe besoj se së shpejti do ta realizojë.
Të faleminderit për mirëkuptimin Dritan!
Kjo është Alternativa!”, deklaroi Gashi pas takimit.