April 27, 2024
Maqedoni

Kurti: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor.

Ai ka ftuar qytetarët që veturat e tyre nga targat ilegale ti kthejnë në RKS.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyerje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend që të jetë më 31 tetor është shtyrë me 1 nëntor në vend se të jetë 30 shtator data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme ti konvetojnë ato në targa legjitime”, tha Kurti.

Ai tha se këto masa nuk janë as hakmarrje dhe as urrejtje por zbatim i ligjit.

“Këto nuk janë masa kundër serbëve përkundrazi këto janë masa për serbët që iu ofrojnë lehtësime financiare dhe jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë”, tha ai. /KP/