May 8, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Nuk kam pasur bisedime me asnjë parti për përfshirje në qeveri

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se është mirë që bisedohet për ndryshimet kushtetuese dhe se edhe ata që ishin kundër, kohëve të fundit kanë sikur kanë ndryshuar qëndrim dhe janë pro, por me disa kushte të caktuara. Kovaçevski tha se kjo çështje do të shtrohet në tavolinë dhe shpreson se do të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjithë.

“Është mirë që bisedohet për ndryshimet kushtetuese, mendoj se është proces që duhet të zhvillohet në pajtim me ligjet tona. Kur të hapet ajo procedurë, kur të shihet se ka vullnet, konsensualitet, shoh se ka vullnet pozitiv, edhe ata që ishin kundër, shoh që me disa kushte të caktuara janë pro. Mendoj se do të ulemi në tavolinë dhe t’i shpalosim të gjitha qëndrimet që në fund të arrijmë deri tek një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë”, tha Kovaçevski.

Ndërkohë i pyetur rreth zërave për përfshirtjen e ASH-së në Qeveri, me përgjigje.

“Nuk kam pasur bisedime me asnjë parti për përfshirje në qeveri”, u përgjigj shkurt Kovaçevski.

“Është mirë që po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe mendoj se duhet të jetë një proces që zhvillohet në një procedurë sipas ligjeve tona. Në momentin që hapet një procedurë e tillë dhe shihet se ka vullnet, mendoj se duhet të ulemi në tavolinë dhe të gjitha palët të shprehin qëndrimin e tyre, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë”.

Këtë e deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur se çfarë mendon për qëndrimin e Aleancës së Shqiptarëve dhe BESËS, të cilët kanë paralajmëruar se do të votojnë për ndryshime kushtetuese vetëm nëse për gjuhën shqipe hiqet 20% e Kushtetutës.

I pyetur nëse do të ulet të bisedojë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për ndryshimet e mundshme kushtetuese, Kovaçevski thotë se tashmë janë takuar kur kanë biseduar për propozimin francez dhe krizën energjetike.

“Sa herë që ka një çështje me interes për të gjithë qytetarët, do të shihemi teksa bisedojmë me liderët e partive të tjera politike”, tha kryeministri. Ai ka theksuar se për momentin nuk ka pasur bisedë me asnjë parti politike për hyrje në Qeveri.