Shkup, drejtori u dërgon ushqim syfyri mjekëve dhe personelit të ndrrimit të tretë (Video)

Drejtori i IPSH në Shkup, Vullnet Selimi gjatë ditës së djeshme ka vizituar stafin e poliklinikës Bukuresht të cilëve ju ka shtruar një iftarë, shkruan Top24.

“Mbrëmjen e kaluar vizitova punonjësit shëndetësor të turnit të tretë në Punktin e ndihmës së shpejt në Poliklinikën Bukuresht.

Gjatë vizitës u njoftova me dinamikën e angazhimit të tyre, sfidat por edhe me kushtet e vështira të punës.

Teksa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit por edhe në prag të festës së Pashkëve, shfrytezova këtë vizitë për ti falenderuar punonjësit dhe për tju shprehur mirënjohje për sakrificën që bëjnë që edhe në kohë festash të jenë në shërbim të qytetarëve.”

Videon mund ta përcillni në këtë Link: https://fb.watch/jV8DXlhDb8/?mibextid=cr9u03