April 30, 2024
Kolumna

Fundi i keq i Dakes!

Fadil Maloku
1. Vladete Daka, qysh në mandatin e parë (shtatëvjeçar, se ky i dyti i është dhuru për “meritokraci”) ka dhēnë shumë indikacione që më shumë është politizu se sa që ishte profesionalizu!
2. Pozicioni i Kryesuesit/es, me kompetencat që i rekomandon aktualisht Ligji Zgjedhor i Kosovës, e pamundëson; sjelljen indolente; animin politik; stigmatizimin e anëtarëve tjerë (tërësisht politik!); votimin kundërligjor,… etj. Krejt këto veprime asociale, mund të themi se “banonin” te e lartëcekura… Por, mos të mendoj dikush që më këtë shkarkim, rregullohet puna në KQZ-r të Kosovës.
Uroj që ky zotriu i sapozgjedhur të bëhet më shumë profesional, se sa politik.
3. Ankesa e saj në Gjykatë, ështē vetëm një satisfaksion politik (se për ate moral, ajo fare s’e ka dert!), që i bie se; “shkoj (me shkarkim)ashtu si erdhi (me emërim)”!Ndërkaq,sistemi zgjedhor pa një reformim rrënjësor, as që mund ta ndihmoj ndryshimin që e pret publiku i gjerë kosovar.