April 29, 2024
Kolumna

Hajredini: Teuta nuk e solli Daka Davidoviqin në Tetovë pa ryshfet dhe pa pëlqimin e Aliut

Shkruan: Xhevdet Hajredini

“Lufta kundër krimit, korrupsioni, dukurive të shëmtuara në vazhdimësi duhet të luftohet, në vazhdimësi duhet të punohet dhe këtu të gjithë bashkë duhet të jemi, shoqëria civile, mediat, sepse korrupsion ke në shtetet e përparuara, mirëpo organizimi dhe mobilizimi është shumë më i lartë se sa në vendin tonë. Bashkërisht duhet të luftohet për dukurit e këqija dhe nuk duhet lënë përgjegjësia vetëm te autoritetet politike”, u shpreh Ahmeti.
Autoritetet politike në pushtet, Ali, janë bartës të krimit, korrupsionit dhe dukurive të shëmtuara.
Ti tani shtiresh dhe shitesh sikur s’kedëgjuar për raportin e Pribes, se Maqedonia me korrupsion rradhitet në vendin e 111 në botë ku nuk janë “shtetet e përparuara”, se është me regjim hibrid, ku liderët politik i vjedhin qytetarët e tyre(Metju Pallmer)
Në Maqedoni autoritetet politike, për ta shpëtur veten, me ligj e ndaluan hetimin e veprave penale të lidhura dhe që dalin nga bisedat e përgjuara.
Vetëm për Aliun janë 100.000 biseda të papërpunuara dhe mbi 17.000 të përpunuara, për të cilat ai vetë i ankohet Çim Pekës.
Në një nga përgjimet Ermira direkt e akuzon Aliun se shokët i dërgon në poste ku ka tendera.
Aliu ua shanë nënën dhe babën pronarëve shqiptar të mediave dhe në gjyq i padit gazetat në gjuhën shqipe të cilave s’ua duron dot zhurmën.
Aliu shpreson se përgjimet e bisedave të udbës do të shkrihen si bryma e mëngjesit.
Teuta Daka Davidoviqin pa ryshfet dhe pa pëlqimin e Aliut nuk e solli në Tetovë.
Skandali me ryshfetin shumëmilionësh të TELEKOM-it lidhet me emërin e Aliut.
Nga gjithë këto dhe shumë të tjera, qesharake duket thirrja e Aliut se “bashkërisht duhet të luftohet për dukuritë e këqija…”
Për Aliun në këtë luftë vend nuk ka.