May 8, 2024
Rajon - Botë

FSK nuk ndalet, 160 orë pas tërmetit shpëtuan edhe 2 jetë të tjera në Turqi (Video)

Forcat e Sigurisë së Kosovës bëjnë të ditur se sot së bashku me ekipet e ushtrisë turke, pas 160 orëve nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një burrë rreth moshës 45-vjeçare dhe pas 162 orëve një vajzë të moshës 13-vjeçare.

“Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar.”- thuhet në njoftimin e FSK-së.