April 29, 2024
Maqedoni

Kovaçevski dhe Mickovski komentojnë vendimin e Alternativës (Video)

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për Tv Kanal5 është shprehur i bindur se Qeveria e re do të marë përkrahjen e nevojshme në Kuvend.

Për Alternativën, Kovacevski tha se dera e Qeverisë mbetet e hapur për këtë parti.
“Alternativa ka qëllime të njëjta strategjike si Koalicioni qeveritar. Kjo u konfirmua edhr gjatë miratimit të vendimeve të rëndësishme për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë periudhës së kaluar kam pasur bisedime të rregullta me kryetarin e Alternativës në të cilat tham se duke pasur parasysh zgjerimin e shumicës qeveritare, duhet të ndodhin rikomponime kadrovike në Qeveri dhe në disa institucione”, tha Kovaçevski.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se sjellja e Kovaçevskit dhe LSDM-së ndaj Alternativës është e pamoralshme.

“Kjo vetëm tregon sa është kapacitetinkoral dhe njerëzor i këtyre njerëzve në pushtet”, tha Mickovski.

Deklaratat e Kovaçevskit dhe Mickovskit mund t’i përcillni në videon më poshtë.