Forumi Rinor i VLEN-it ka zhvilluar një aktivitet në Çair në mbrojtje të figurave kombëtare dhe kundër vandalizmit në hapësirat publike.

Të rinjtë e Forumit kanë pastruar një hapësirë publike nga mbishkrimet dhe mesazhet e urrejtjes, duke përcjellë mesazhin “JO GJUHËS SË URREJTJES!”

Nga Forumi Rinor i VLEN-it thonë se figurat kombëtare, historia dhe identiteti duhet të respektohen dhe të mbrohen, ndërsa hapësirat publike u përkasin të gjithë qytetarëve.

“Sot e pastruam këtë hapësirë nga mesazhet e urrejtjes. Sepse ne nuk i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje – i përgjigjemi me dinjitet, me qëndrim dhe me dashuri për vendin tonë”, thuhet në reagimin e Forumit.

" "

Ata theksojnë se do të vazhdojnë të mbrojnë identitetin, gjuhën, historinë dhe të drejtën për të qenë të barabartë në vendin ku jetojnë.

“Kjo është toka jonë. Ky shtet, sa është i juaji, aq është edhe i yni”, përfundon reagimi.

Kujtojmë se provokimi i aktit vandal është bërë në hapësirë territoriale të banuar kryesisht me shqiptarë.

sqShqip