Një paraqitje e Liridona Beqirit, anëtare e Kryesisë qendrore të BDI-së, në një qendër të qitjes ka nxitur reagime dhe debat në rrjetet sociale.

Pamjet të cilat po qarkullojnë në rrjet, kanë hapur diskutimin nëse një figurë publike dhe pjesë e strukturave drejtuese të një partie politike duhet të promovojë aktivitete të tilla, veçanërisht në një kohë kur shoqëria përballet me shqetësime të vazhdueshme për dhunën dhe sigurinë.

Debati nuk lidhet vetëm me aktivitetin në fjalë, por edhe me mesazhin që mund të përcillet përmes një paraqitjeje të tillë publike.

Komentuesit e shohin këtë si një zgjedhje të papërshtatshme të imazhit, ndërsa në rrjetet sociale tashmë po kërkohet sqarim;

" "

A është kjo thjesht një fotografi nga një aktivitet privat, apo një zgjedhje e gabuar e imazhit për një zyrtare të lartë partiake.

sqShqip