Një furgon me targa maqedonase është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm pranë rrugës që çon drejt Këmishtajt, afër Lushnjës, në Shqipëri.
Furgoni transportonte një ngarkesë me zogj nga Maqedonia. Shoferi e ka vërejtur zjarrin pasi kishte dalë nga autostrada dhe ishte kthyer në drejtim të Këmishtajt, njofton PlusInfo.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Lushnjës ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë kabinën e shoferit.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, dëmet kanë qenë të mëdha: një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës është dëmtuar, ndërsa më shumë se gjysma e shpendëve kanë ngordhur, raportojnë mediat, transmeton Lideri.mk.
Sipas vlerësimeve fillestare të zjarrfikësve të Lushnjës, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një defekti teknik në sistemin e klimatizimit, në pjesën e pasme të furgonit ku ndodhej ngarkesa.
Ekipi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./Lideri

