June 2, 2024
Maqedoni

Flamuri shqiptar valon para miliona evropianëve, tifozi futet në stadiumin e Real Madridit (Foto)

Në supersfidën që eshte duke u zhvilluar mes Real Madrit dhe Manchester Cityt në “Bernabeu”, veç spektaklit të lojtarëve në fushë, ka dhuruar një tjetër spektakël edhe një tifoz shqiptar.

Në fund të ndeshjes ndërsa skuadrat po përgatiteshin të shkonin në shtesë, një shqiptar me flamurin kuq e zi është futur brenda fushës së stadiumit “Bernabeu” aty ky po luajnë yjet e mëdhenj. Ai ka valuar flamurin kuq e zi para mijëra tifozëve në teren, por edhe para dhjetëra miliona shikuesve që përcjellin këtë ndeshje në transmetim direkt.