May 13, 2024
Maqedoni

Çarshia me turistë, por dyqanet të mbyllura, esnafët edhe sot në “gjumë” (VIDEO)

ÇARSHIA EDHE NË DITË JO PUNE E VIZITUAR NGA TË HUAJIT DHE TË VENDIT

Dy janar ditë jo punë, çarshia dukej e zbrazet dhe shumë dyqane ishin të mbyllura, por përsëri vëreheshin kalimtare të rastit por edhe vizitore të huaj që kishin zgjedhur të vizitojnë këtë pjesë të vjetër të Shkupit.

Berina dhe shoqja e sajë kishin ardhur nga Izmiri dhe ishin për here të parë në Shkup.

“Erdhëm dje në mbrëmje, na pëlqeu shumë, është shumë i ngjashëm me vendin tonë, na pëlqejnë njerëzit sepse ndihmojnë njëri tjetrin dhe kanë mentalitet të ngjashëm me kulturën tonë, është shumë ftohtë, nuk e menduam se kaq ftohtë do të jetë, erdhëm nga Izmiri dhe atje ishte 22 gradë ndërsa këtu është 8 gradë dhe u sëmura si erdha, është shumë ftohtë.”

E përderisa Berina po shijonte qetësinë e çarshisë duke kërkuar që të blinte suvenir në ato pak dyqane të hapura të çarshisë në ditë jo punë, takuam edhe një pensionist i cili kishte dalë për të shëtitur herët në mëngjes.

“Erdha të vizitoj çarshinë, çarshia është e zbrazet edhe dyqanet janë të mbyllura, më herët ka qenë më e gjallë, por pasi dolëm nga pandemia tani ndikoi edhe lufta në Ukraine.”

E përderisa festa e fund vitit ende vazhdon Aleksandri këndoi edhe një këngë për të sjellë atmosferë festive për fillimin vitin 2023.

“Rroka mandolinën dola në oborr” /KlanMacedonia/