May 12, 2024
Maqedoni

Në çdo komunë në Maqedoninë e Veriut do të hapet nga një zyrë për bashkëpunim me diasporën

Në kuadër të forcimit të lidhjeve mes vendlindjes dhe diasporës dhe krijimit të kushteve sa më të mira për qëndrim në vendlindje, në 81 komuna në Maqedoninë e Veriut do të hapen 81 zyra komunale për bashkëpunim me diasporën, njoftoi ministri Xhemail Çupi.
“Ndjehem shumë i gëzuar pasi përfundimisht u dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV.
Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV që jetojnë në diasporë. Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora me fokus themelor në forcimin e komunikimit dhe marrëdhënieve me komunitetet dhe shoqatat tona jashtë vendit. Andaj, shfrytëzoj rastin që të dërgoj apel te pushteti lokal, pa përjashtim, që të përkrahin këtë iniciativë që synim kryesor ka mbështetjen e diasporës sonë”, njoftoi ministri Çupi.