May 10, 2024
Maqedoni

Fillon faza e dytë e ndërrimit të dritareve në Gjimnazin e Gostivarit

Ka filluar faza e dytë e ndërrimit të dritareve në Gjimnazin e Gostivarit. Faza e parë e cila u realizua në prill të këtij viti, përfshinte ndërrim të pjesshëm të dritareve në sajë të një bashkpunimi me USAID në projektin për bashkpunim ndëretnik të të rinjve nëpër shkolla, ku komuna e Gostivarit fitoi grant.

Ky investim do të kontribuojë për efikasitet energjetik në këtë kohë krize energjetike dhe siguri më të madhe. Drejtori i kësaj shkolle, Mirsad Iseini theksoi se faza e dytë është investim vetëm i Komunës së Gostivarit, me çka bëhet renovimi i tërësishem i dritareve, gjegjësisht ndërrim i të gjitha 90 dritareve. Ai tha se punimet do të realizohen në kohë rekord dhe javën e ardhshme kur fillon viti i ri shkollor, gjithçka do të jetë gati.

“Faza e dytë e investimit është 100 për qind e komunës së Gostivarit dhe gjatë kësaj faze bëhet ndërrimi i dritareve në pjesën e pasme të objektit. Kjo fazë përfshinë 55 elemente, ndërsa ajo me USAID kishte 34 elemente, gjegjësisht dritare. Dua të falenderojë kryetarin Arben Taravari dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij që u angazhuan për realizim të këtij investimi përmes së cilit do të kursejmë më shumë energji elektrike dhe rritet siguaria në shkollë”, theksoi mes tjerash Mirsad Iseini drejtor i SHMK “Gostivari”.

Kohë më parë në Gjimnazin e Gostivarit kishte edhe investim tjera infrastrukturore, rregullim të kabineteve të reja, ndërrim të pllakave, rregullim të nyjeve sanitare, etj.

Ndryshe, në këtë shkollës mësimin e ndjekin rreth 800 nxënës në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht.