April 30, 2024
Maqedoni

MPB konfirmon për Tv 21, Menduh Thaçi i involvuar në dëmtimin e bilbordeve

“Mbrëmjen e të enjtes janë dëmtuar disa bilborde të Zotëri Vullnet
Murseli, kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni
ASH/AA”, kanë reaguar nga nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Vandalizmat e këtilla janë tendenca të turpshme të individëve të
dështuar në politikë për të futur në vallen e tyre të turpit
aktivistët tonë. I sigurojmë simpatizantët, votuesit por në veçanti të
gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se koalicioni ASH/AA dhe
ekipi i z. Vullnet Murseli nuk bien në nivelin e atyre që i ka kapluar
frika dhe paniku nga humbja që i pret. Presim që organet e hetuesisë dhe forcat e rendit të hedhin dritë mbi këtë akt të turpshëm dhe fajtorët të dënohen sipas ligjit dhe kodit penal. Fushata e z. Vullnet Murseli do jetë pozitive, sepse i tillë është edhe kandidati, por edhe vullneti i qytetarëve të Tetovës. Ne garojmë me programin dhe ofertën më të mire, angazhohemi që t’i kthejmë krenarinë Tetovës dhe t’ja kthejmë qytetarëve të Tetovës dinjitetin, shpresën dhe optimizmin. Fitorja e z. Vullnet Murseli është e pashmangshme dhe e sigurtë”, thuhet në reagim.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë për TV21 kanë konfirmuar se janë dëmtuar billborde në Tetovë dhe i përfshirë në to është edhe lideri i Partisë Demokratike për Shqiptarët, Menduh Thaçi. Por, nuk kanë specifikuar se billbordet e cilit tabor janë.

Ndërkaq Thaçi për TV21 ka deklaruar se ai është kapur nga policia, pasi ka dalë të ndalojë aktivistët partiakë të cilët kanë qenë të irrituar pasi paraprakisht simpatizantë të partisë oponente kanë dëmtuar billbordet e kandidatit të PDSh-së për kryetar të Tetovës, Sadi Bexheti.