May 14, 2024
Maqedoni

Filipçe: Vaksinimi në terren po zhvillohet pa pengesa

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se vaksinimi i popullatës në terren po zhvillohet pa pengesa.

“Në disa punkte është regjistruar tollovi, besoj se kjo është për shkak se shumë qytetarë dëshirojnë të vaksinohen sa është më herët dhe më freskët. Do të shohim se si do të rrjedh sot procesi, e më pas do të mund të ndërmarrim edhe masa poqëse paraqitet nevoja. Procesi i vaksinimit në terren do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Ekipet mjekësore do të vizitojnë çdo fshat, vend rural dhe lagje”, tha Filipçe i cili njëherit paralajmëroi se vaksinimi i fëmijëve do të filloj nga dita e premte dhe se prindërit do të duhet t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në ueb faqen vakcinacija.mk.

“Prindërit do të mund ti regjistrojnë fëmijët dhe nga e premtja do të filloj vaksinimi i fëmijëve”, u shpreh Filipçe.