April 29, 2024
Maqedoni

Familja nga Sllupçani pas 70 viteve ritakohet me kushëriun e tyre nga Turqia (Foto)

Zhvillimet turbulente historike kanë shpërndarë shqiptarët në të gjitha anët e kontinentit dhe botës.

Storiet për rivendosje të kontakteve familjare të shkëputura me dekada të tëra, janë të shumta dhe të shpeshta. Një storje e tillë vjen edhe nga fshati Sllupçan. Familja Demiri nga ku fshat këtyre ditëve ka mirëpritur një mysafir të veçantë- kushëririn e tyre nga Turqia Xhevat Limani, njërin prej kusherinjve me të cilët kanë pasur kontakte tē shkëputura 70 vite me radhë (që nga vitet 50-ta të shekullit të kaluar, si gjeneratë e dytë e familjarë e të shpërngulur në Turqi).
“Sonte kemi musafir prej Turqie. U gjetëm pas 70 viteve me kusheriun tonë Xhevat Palla Limani”, ka shkruar Muahmer Demiri, duke mos fshehur gëzimin për takimin me kusheriun.

“Ishalla më nuk harrohemi kurrë”, shkruan Demiri./Lideri.mk