May 3, 2024
Sport

FIFA/ Kosova nuk “vuan”, pak ndryshime në 10-n e parë!

Për sa i përket Kosovës, që me barazimin me Rumaninë (0-0) dhe humbjen me Bjellorusinë (2-1) ndau rrugët me trajnerin Alain Giresse, e kuptueshme një rënie në klasifikimin e FIFA-s.

Edhe pse e lehtë, me përfaqësuesen e dardanëve që ka zbritur vetëm një shkallë. Duke u renditur në vendin e 108-të në botë për muajin qershor.

Ndërkohë për sa i përket ndryshimeve në kreun absolut të klasifikimit botëror, ka pak lëvizje. Me Argjentinën kampione të Botës që kryeson e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

Anglinë që ngjitet në vendin e katërt dhe Kroacinë që i merr vendin e 6-të Holandës. Ndërsa Spanja fituese e Nations League, mbyll 10-n e parë.