May 11, 2024
Maqedoni

ESHS: Problemet gjatë regjistrimit nuk do të përsëriten

Regjistrimi i popullsisë po vazhdon dhe problemet janë mënjanuar. Kështu njoftoi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski, pas problemit që u shfaq një ditë më parë, duke sqaruar se sistemi është përditësuar dhe është ristartuar dhe tani aplikacioni është në funksion, ndërsa regjistruesit janë në terren dhe po e bëjnë punën e tyre. Ndërsa, shtoi se ata e kanë paraparë që të ndodhin edhe probleme teknike, ngjajshëm si një ditë më parë.

APOSTOLL SIMOVSKI, DREJTORI I ENTIT SHTETËROR TË STATISTIKAVE

“Çdoherë kur punoni me teknologji të re, rastet e tilla mund të ndodhin. Ato kanë qenë të parapara, prandaj ka ekipë të tërë edhe nga provider-i për zgjidhjen aplikative edhe nga provider-i i lidhjes së internetit, ekipë e cila gjithë kohës është e gatshme të intervenoj”.

Zëvendës drejtori i Entit Ilmi Selami e vlerëson si të suksesshëm procesin pasi siç tha edhe përskaj problemeve teknike, dje janë regjistruar mbi 50 000 qytetarë.

ILMI SELAMI, ZV/DREJTOR I ENTIT SHTETËROR TË STATISTIKAVE

“Kishim problem teknik që u paraqit dje, bëhet reset-imi i sistemit dhe tani do të update-ohen të gjitha të dhënat dhe shpresoj që dita e sotme, ditët në vazhdim e deri më 30 shtator gjithëçka do të shkoj mbarë ashtu siç duhet për një regjistrim të suksesshëm. Them një regjistrim i mbarë sepse dita e parë filloi me mbi 90 000 regjistrime, dita e djeshme me gjithë problemet teknike që i kishte, sërisht kishte mbi 50 000 regjistrime dhe sot e tutje shpresoj që do të merr hovin dhe tempon e duhur”.

Edhe kryeministri Zoran Zaev fajin e ndërprerjes së regjistrimit i’a len teknologjisë.

Zoran Zaev, kryeminstër

“Bëhet fjalë për teknologji që për së pari herë aplikohet. I jam mirënjohës Telekom Maqedoni, që i qëndron pas këtij procesi me të gjitha kapacitetet e resurset e saj, për ta mbajtur softëerin dhe sistemin në mënyrë të rregullt gjithë këtë periudhë dhe nëse ndodhin edhe rënie tjera të sistemit, e di që ata mund përsëri ta vënë atë në funksion atë. Thelbi është që kur bëni diçka të tillë për së pari herë, çdoherë duhet të ti ndjekni me sy të zgjuar sepse bëhet fjalë për teknologji të re, mënyra të reja moderne për regjistrim”.

Regjistrimi nisi ditën e diel, ndërsa për vetëm dy dytë janë regjistruar 150 000 persona.

Regjistrimi nisi ditën e diel, ndërsa për vetëm dy dytë janë regjistruar 150 000 persona. Ditën e dytë të këtij procesi u paraqit problem, me çka kishte rënë sistemi dhe për disa orë aplikacioni me të cilin kryhet regjistrimi ishte jashtë funksioni.