May 17, 2024
Maqedoni

Autobusët tre ditë do të punojnë me orar të së dielës

Autobusët e Ndërmarrjes së qarkullimit publik “Shkup” në tre ditët e ardhshme: Krishtlindje – 6 janar, Buzmi – 7 janar dhe të shtunën, 8 janar, do të qarkullojnë me itinerar të së dielës, me me përjashtim të disa linjave. Në kujdestari do të jenë tre biletari, ndërsa teleferiku do të funksionojë normalisht.

NQP bën me dije se përjashtim nga itinerari i së dielës do të jenë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 55, 55b, 56, 56a, 81, 118, 160 dhe 164, të cilat nesër (e enjte, 6 janar) do të lëvizin me itinerarin e së shtunës.

Kujdestare do të jenë nga ora 7 deri në ora 19 biletaritë e Qendrës së Transportit dhe Tregut të Gjelbër, ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov nga ora 7 deri në ora 13.

Teleferiku do të funksionojë normalisht në tre ditët në vijim, nga ora 10 deri në 17:00.