May 7, 2024
Maqedoni

Sinani: Banorët e Haraçinës kërkuan që unë të garoj në zgjedhje, Komuna ka nevojë për ndryshime (VIDEO)

Kandidati i opozitës shqiptare (ASH-AAA) për komunën e Haraçinës Naim Sinani, thotë se ka vendosur t’i futet garës zgjedhore pasi këtë ia kanë kërkuar banorët. Në një intervistë për gazetën LAJM, ai ka thënë se nëse i fiton zgjedhjet, do të përqëndrohet në zgjidhjen e problemeve elementare me të cilat përballen banorët.
“Shumë banorë të Haraçinës më kanë kërkuar që të garoj në zgjedhjet lokale për kryetar të komunës së Haraçinës. Duke patur parasysh ndoshta edhe qëndrimet e mia, shumë herë edhe kritike si gazetar, ndaj shumë punëve që nuk janë bërë ose janë bërë keq. Shumë herë kur jam takuar me banorët e Haraçinës, profileve të ndryshme duke filluar prej mësues deri tek ekonomist apo bujk, më kanë sugjeruar që një dit të pretendoj edhe për një post të këtillë. Unë këtë nuk e kisha menduar deri në momentin kur, strukturat e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, insistuan që unë të jem kandidati për kryetar komune. Kur të kërkohet një obligim i këtillë ta marrish për vendlindjen tënde, natyrisht që nuk është korrekte të mos e pranojsh. Kam nderin dhe kënaqësin, që gjithë ata njerëz qëndrojnë prapa meje dhe e mbështesin kandidaturën time për kryetar të komunës”, u shpreh Sinani.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.