May 16, 2024
Maqedoni

Escobar paralajmëron emra të rinjj nga Maqedonia në listën e zezë amerikane

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur hapur në një intervistë për 360 Gradë se në listën e zezë amerikane do të ketë emra të rinj nga Maqedonia.

– Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata Biden, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin. Sepse korrupsioni është aq gërryes për shoqëritë. Ne nuk mund të bejmë paralajmërim për sanksione, por të jeni të sigur që do të ketë”, tha Escobar, transmeton Lideri.mk.

Ai shtoi se për të gjithë rajonin, korrupsioni është një problem i madh dhe është i gëzuar që procesi i pranimit në BE i jep rëndësi shtetit të së drejtës si kusht për hyrje.