May 3, 2024
Maqedoni

Qeveria optimiste për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev ka shpresë se në Qershor, vendi do të mund të mbajë seancën e parë ndërqeveritare me BE-në. Zaev thotë se Bullgaria duhet të dëshmojë se është racionale dhe në emër të dy popujve dhe të gjeneratave të reja duhet të gjendet zgjidhje.

Unë shpesh them në emër të dy popujve vëllezër ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut ta bëjë jo një hap, por gjysmë hapin e parë, konferencën e parë ndërqeveritare. Kështu që lidhjet ekzistojnë. Kështu që fokusi jonë është ndaj Bullgarisë me të gjitha institucionet e saj, para së gjithash tek presidenti z. Rumen Radev, kryeministri Stefan Janev, tek ministri i punëve të jashtme, parlamenti dhe tek të gjitha institucionet dhe shpresojmë që në Qershor do të japin mbështetje të bëjmë hapin e radhës në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Ministri i jashtëm Bujar Osmani paralajmëroi intensifikimin e takimeve mes përfaqësuesve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.